Home Sport Ronaldinho në telashe! Burg ose sekuestrimin e pronave, shkak bëhet ish-partnerja

Ronaldinho në telashe! Burg ose sekuestrimin e pronave, shkak bëhet ish-partnerja

Dyert e burgut mund të hapen sërish për Ronaldinhon. Këtë herë, jo në Paraguaji, ku ai ishte në paraburgim vitin e kaluar pasi kishte hyrë me një pasaportë false, por në Brazil. 41-vjeçari akuzohet se nuk ka paguar detyrimet ndaj ish-partneres Priscilla Coelho. Ish-playmaker-i u urdhërua të shlyente borxhin e tij deri më 1 dhjetor për të shmangur sekuestrimin e pronave ose mund të përfundojë në burg.

Avokati i Priscilla, Bruno Medrado, tha për gazetën braziliane Extra: “Ai duhet të paguajë borxhin e tij tani”. Duket se vajzës, sipas ligjit brazilian, i takojnë 100 mijë real, rreth 15 mijë euro në muaj si ish-“bashkëjetuese”. Ronaldinho duhej t’i kishte paguar detyrimet më 11 nëntor, por braziliani aktualisht ndodhet në Dubai.

A do të shlyejë borxhin ndaj vajzës apo rrezikon të shkojë sërish në burg?Pasuria e tij neto është vlerësuar në më shumë se 67 milionë paund falë të ardhurave të tij si futbollist dhe një numër të lartë kontratash me markat më prestigjoze.