Home Sport Roma me një këmbë në finale, një ‘adoleshent’ nderon Mourinhon

Roma me një këmbë në finale, një ‘adoleshent’ nderon Mourinhon

Roma fitoi 1-0 me Bayer Leverkusen në “Olimpico”, me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Pjesa e parë e duelit ishte pa histori, me skuadrat që kërkuan mos pësonin. Në minutën e 63 të ndeshjes ishte momenti kulmor i sfidës, aty ku Bove dërgoi topin në rrjetë. Abraham së pari u ndal nga portieri mik, me Bove që nuk gaboi në rastin e dytë. Kështu me fitoren në shtëpi, Roma është me një këmbë në finalen e Europa League, teksa nuk e ketë të lehtë në Gjermani kundër “Aspirinave”.

Previous articlePër “Foltoren”, fajin e ka Yuri Kim për çdo gjë të keqe që iu ndodh
Next articleKandidati i Berishës dhe Metës për Elbasanin, Luciano Boçi: Nuk qeveriset Elbasani me tallava