Home Slideri Rokadë në Durrës. Armand Teliti prefekt, Genci Alizoti kryetar qarku, Xhelili...

Rokadë në Durrës. Armand Teliti prefekt, Genci Alizoti kryetar qarku, Xhelili në vend të Hamidit

alizoti teliti Nga Xhevo Gradica / Në Durrës Armand Teliti dhe Genci Alizoti pritet të bëjnë rokadën e karrigeve pas ndryshimit të balancave politike në pushtetin vendor. Sipas burimeve të sigurta të dy emrat janë në tryezën e liderve të të dy kampeve politike për të zënë vendin e njëri-tjetrit në qark e në prefekturë. Deklarimet e LSI për nisjen e një fushate në mbarë qarkun e Durrësit për të bashkuar votat me PS në të gjitha këshillat në qark, bashki e komuna ka tkurrur shumë veprimtaritë e PD. Ish prefekti Genci Alizoti ka më se një javë që ka bërë dorëzimet ngase ishte i emëruar si prefeket nën mandatin politik të LSI në qeverinë Berisha, por që synon tani t’i heq dheun nën këmbë Armand Telitit, kryetarit të qarkut. Pikërisht stabilizimi Telitetit është edhe problemi i strukturave të PD të cilët e sollën në krye të qarkut si mundësi për ta strehuar nga akuzat e rënda të drejtuara nga PSSH lidhur me listat e zgjedhësve për votimet e vitit 2011 sidomos në Tiranë. Burime nga zyrat e PD bëjnë të ditur se pozicioni kryetarit të këshillit të qarkut do të votëbesohet në mbledhjen e para të rradhës pasi bashkimi i mandateve në këtë këshill të PS me LSI dhe aleatëve e tyre bën që PD të kthehet në minorancë. Kjo do të detyrojë në mënyrë të pashmangshme Armand Telitin të largohet nga posti vetëm dy muaj pasi ai u transferua nga Ministria e Brendshme për në Durrës për t’i bërë puç një gruaje edhe pse ajo i përkiste të njëjtit subjekt politik si dhe vet Teliti. Ky i fundit u bë kryetar qarku pas një votimi fars duke i bërë “puç” ish kryetares Eglantina Bekteshi, ish kryetares sëforumit të gruas në PD e Durrësit ndaj së cilës u ushtrua presion për ta detyruar që të dalë në pension. Por qetësia e Telitit dhe e të gjitha strukturave të PD në bashki e komuna është trazuar e prishur plotësisht ngase LSi ka marrë nismën për të bërë gjithandej mocion mosbesimi ndaj të gjithë kryetarëve të këshillave në bashki e në komuna të cilët i përkasin PD dhe aleatëve të saj. Mllefi i LSI është shtuar edhe më shumë me veprimet që PD bëri për largimin nga KQZ të anëtarit të propozuar nga LSi dhe zëvendësimin e tij me një anëtar të PR. Partisë Demokratike kanë nisur t’i rrjedhin aleatët dhe kjo ka shtuar edhe më tej panikun. Në katër bashki e gjashtë komuna pas largimit të LSI nga koalicioni me PD, mazhoranca e sotme ka lëshuar pe dhe pritet të humbasë një nga një të gjitha mandatet drejtuese në këshilla. Epidemia pritet të nisë në këshillin e qarkut për të larguar sa më parë Telitin dhe fill pas tij mandat mosbesimi do të ketë kryetari këshillit në bashkinë e Durrësit. Socialistët dhe ata të LSI-së në Durrës duket se i kanë pjekur mirë gjërat pasi do të shkojnë në të gjitha takimet me propozime konkrete. Kështu Teliti ka shumë të mundur t’i lërë vendin ish prefektit Genci Alizoti, ndërsa këshilli bashkiak shumë shpejt do të ketë në drejtim socialistin Roland Xhelilin. Krerë të LSI kanë dalë në terren për të mbyllur hesapet me ish aletatët si dhe për të gjetur formulën e re bashkëqeverisëse me PS. LSI vetëm në dy nga dhjetë njësitë vendore të qarkut nuk kanë përfaqësim dhe konkretisht në komunën Maminas e Xhafzotaj, ndërsa në të gjitha të tjerat janë të pranishëm deri edhe vendimtarë si në rastin me bashkinë e Durrësit, Sukthit, komunën Gjepalaj etj. Sipas buirmeve politike në Durrës të cilët pohojnë se janë të mirëinformuar, zvarritja e emërimit të prefektit në Durrës është zvarritur qëllimisht pasi pritet se çfarë do të ndodhë me Armand Telitin në këshillin e qarkut. Zëra të sigurtë thonë se ai do të ndeshet shumë shpejt me mocion mosbesimi dhe kjo do të jetë e mjaftueshme për ta rrëzuar që në raundin e parë pasi PD ka humbur të gjitha numrat dhe mundësitë për të ruajtur kryesimin. Nga ana tjetër mësohet se PS dhe LSI po arrijnë edhe kompromise të tjera për emrat konkret të kryetarëve të këshillave duke vendosur njëfarë raporti dhe përfaqësimi të LSI në këto këshilla. Nxitimi aleatëve të majtë erdhi si shprehje e drejtpërdrejtë e reagimit ndaj veprimeve të fundit të Berishës dhe PD lidhur me ndryshimin e raportit të përfaqësimit politik në KQZ. E majta dhe aleatët e saj kanë pasur të njëjtin qëndrim ndaj veprimeve të fundit lidhur me largimin e “dhunshëm” të një anëtari të KQZ-së duke e cilësuar si veprim të papërgjegjshëm dhe që cënoi kodin zgjedhor, cënoi rëndë demokracinë në vend dhe ngjalli pasiguroi për zgjedhje normale më 23 qershor.

 

Previous articleArqile Gorea: As ma ndjen për Ed Halimin dhe Sokol Olldashin. Në Durrës e bëj vetë ligjin me paratë që kam vjedhur
Next articleHomazh pêr elitarizmin… (vijon)