Home Sport Robin van Persie : Jam më i fuqishëm se kurrë

Robin van Persie : Jam më i fuqishëm se kurrë

Robin-van-Persie-300x180Sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, është i ngazëllyer me formën e tij këtë sezon.

Deri tash nuk ka pasur asnjë shenjë lëndimi që prishi aq shumë sezone të tij me Topçinjtë dhe ai ndjehet në formë të shkëlqyeshme para fazës së fundit të sezonit.

“Kjo seri ndeshjesh pa u lënduar më ka bërë më të fuqishëm. Por nuk dua të flas për këtë. Ndjehem më mirë dhe më në formë. Vërtet në formë”.

“Në javën e fundit luajta të mërkurën dhe të shtunën. Në këto ndeshje luajta më me lehtësi. Ndjehem në formë dhe rikuperohem me shpejtësinë e dritës”, ka thënë 29-vjeçari.

Previous articleBundesliga: Nje Bayern per t’u duartrokitur, ka nenshtruar Mainz me rezultatin 3-0.
Next articleBruksel: Takimi Jahjaga – Nikolliç