Home LifeStyle Roberto Cavalli bëhet baba për herë të 6-të në moshën 82-vjeçare

Roberto Cavalli bëhet baba për herë të 6-të në moshën 82-vjeçare

Roberto Cavalli është bërë baba për herë të gjashtë në moshën 82-vjeçare. Ai dhe partnerja Sandra, u bënë prindër 1 javë më parë.

“Sandra është mirë, po ashtu edhe fëmija ka lindur një javë më parë në Firence. Ai është i bukur dhe u emocionova shumë kur e pashë”, tha Roberto Cavalli në revistën italiane Novella 2000 duke iu referuar edhe partneres së tij 38-vjeçare, ish-Playmate nga Suedia, Sandra Nilsson.

Djali i porsalindur do të quhet Giorgio, siç e quanin babain e tij i cili u vra nga nazistët pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Emri i tij do të jetë Giorgio, si gjyshi i tij, babai im, të cilin nazistët e vranë në masakrën e Cabrillas kur unë isha katër vjeç”, tha stilisti italian.

Roberto Cavalli ka edhe dy fëmijë të tjerë, Tommaso dhe Cristina, nga martesa e tij në vitin 1964, me Silvanella Giannoni, me të cilën u divorcua 10 vjet më vonë. Më pas, në vitin 1980 ai u martua me stilisten austriake, Eva Maria Düringer, me të cilën ka tre fëmijë, Robert, Raquelle dhe Daniele. Çifti u nda në vitin 2010 dhe që nga viti 2014 Roberto Cavalli ka në krah Sandra Nilsson.

Previous article‘Stuhi’ zbarkimesh në brigjet italiane, 1200 emigrantë mbërrijnë me varka në 24 orët e fundit
Next articleKQZ njeh si kryetar të PD Lulzim Bashën, reagon Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës