Home Maqedonia Rivotim në Strugë dhe Qendër, dorëhiqet kryetari I Gjykatës

Rivotim në Strugë dhe Qendër, dorëhiqet kryetari I Gjykatës

largea_votime1366096585Gjykata Administrative deri tani ka pranuar 32 prej gjithsej 34 ankesave të VMRO-DPMNE-së për vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për votimin në rrethin e dytë në komunën Qendër të Shkupit. Me siguri në këtë komunë do të përsëritet rrethi i dytë i votimit.
Gjykatësit administrativë pranuan shtatë prej gjithsej tetë ankesave të VMRO-DPMNE-së për komunën e Strugës. Edhe në këtë komunë prite të ketë rivotim të rrethit të dytë. Kjo njëherit ishte edhe shkak për dorëheqjen e kryetarit të këtij trupi gjykues Hysamedin LImani.
Prej nesër Gjykata Administrative duhet të prononcohet edhe për 60-të ankesa të LSDM-së për vendimet e KSHZ-së për procesin zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Gjykata sot refuzoi katër ankesa nga BDI-ja për Studeniçanin dhe 30 ankesa të VMRO-DPMNE-së për Kumanovën.

Previous articleHaziri: Kosova peng i sjelljeve të Serbisë
Next articleWebb shkëlqen në Las Vegas