Home Kulture Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit

Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit

Bashkia e Tiranës  ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizmin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizmin ne qytetin tonë!

Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësisë apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.

Previous articleSPAK letër porosi në Kolumbi për kokainën e Fierit, u zbulua në banesën e ish kryekomunarit Çervanaku
Next articleNga zhvillimet e brendshme të opozitës tek sulmi ndaj Berishës, Bujar Kapexhiu: Partia s’është as godina dhe as logo, por ajo në terren. Protestat…