Home LifeStyle Rita Ora: Promovimi i Kosovës, fokusi im për 2013-n

Rita Ora: Promovimi i Kosovës, fokusi im për 2013-n

oraKëngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, duke folur për mediat e huaja, ka thënë se fokusi i saj për këtë vit, do të jetë përfaqësimi dhe promovimi i Kosovës.

Këngëtarja shqiptare tha se i gjithë inspirimi për të vazhduar më tej me suksesin e saj vjen nga vendlindja.

“Unë mendoj se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por e rëndësishme për tërë botën, për të kuptuar se kur një vend si Kosova është i varfër dhe askush nuk është duke bërë diçka në lidhje me këtë, nëse ju mund të bëheni zëri i atij vendi, atëherë duhet ta bëni atë. Ky është edhe fokusi im kryesor për vitin 2013”, tha ajo.

Previous articleSHBA: Tërhiqet vërejtja për “sulm kibernetik 9/11”
Next articleJennifer Lopez pa të dashurin, takim i dyshimtë me ishin Marc Anthony