Home LifeStyle Rita bashkëpunon me Madonnan

Rita bashkëpunon me Madonnan

rita madonnaRita duhet të mësohet të vesh gete pasi ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 500 mijë funteve që të jetë fytyra e re e “Materal Girl”, markës së  njohur të Madonnas.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova tashmë ka filluar kampanjën për këtë label, që drejtohet nga Madonna dhe vajza e saj.

Kurse marrëveshja e cila është arritur mes tyre mund t`i ndihmojë Ritës që të fitojë famë në Amerikë, pasi deri më tani nuk ka arritur që të fitojë zemrat e amerikanëve.

“ Lourdes ka qenë një fanse e madhe e Ritës për pak kohë dhe ka ndjekur shumicën e koncerteve të saj. Ajo e luti nënën e saj që ta takonte atë”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ato janë takuar në ‘Met Ball’ në Neë York javën e kaluar dhe Madonnës i pëlqeu qëndrimi i Ritës e për këtë e dha këtë ide”, shtoi ai.

“Rita e pranoi menjëherë këtë kërkesë sepse është një fanse e madhe e Mbretëreshës së Popit. Ajo gjithashtu dëshiron të shpërthej në Amerikë ashtu siç bëri në Britani të Madhe”.

 

Previous articleAguilera rikthehet me format e dikurshme trupore
Next articleKinë, përmbytjet në Jug të vendit shkaktojnë 33 viktima