Home Opinion Rilindja Shqiptare, Vizioni i “ Socialistit të ri” i Edi ...

Rilindja Shqiptare, Vizioni i “ Socialistit të ri” i Edi Ramës dhe koalicioni i PS-së me LSI-në

kapiti

Nga Skënder Kapiti / Kualicioni PS e LSI përputhet me vizionin e Edi Ramës dhe Rilindjes qe premton “E Majta e Re”. Por publiku i kërkon I. Metës të dijë prej tij se: çfarë përbën për LSI Marrëveshja e ujrave me Greqinë, vjedhja e votës popullore, tragjedia e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit, dhe mosintegrimi, a është produkt i korrupsionit qeveritar dhe i mosplotësimit të vlerave e standarteve demokratike e shtetformuese të politikës qeverisëse apo çfarë tjetër, në mënnyrë që të motivojë e të justifikojë veten në fushatën elektorale të saj pasi ajo ka qenë pjesë e qeverisjes së dështuar në kualicion me PD-në / Që të bësh vlerësimin dhe të deklarosh konsideratat për një politikan e për vizionin e tij duhet të nisesh nga një gjykim sa më i paanshëm,të marrësh në konsideratë kushtet e realitetet ekonomike,sociale dhe politike të vëndit,vizionin dhe modelin që parashtron ai për politikën, politikat dhe alternativat për zgjidhjen e tyre dhe duke e krahasuar atë dhe me kundërshtarin politik.Së pari Shqipëria dhe shqiptarët në këtë tranzicion të pafund kanë pësuar dëme të mëdha prej ngjarjeve e fatkeqësive, që janë të shumta e tashmë dihen , për të cilat pothuaj tërësisht përgjegjëse është PD me pronarin dhe kryetarin e saj, si ish-president i vëndit dje dhe si kryeministër sot.Edi Rama është i lirë, i pastër dhe i pashtërnguar jo vetëm nga këto po dhe nga e kaluara komuniste,komunist dhe aparatçik i nënshtruar dhe i zellshëm i së cilës ka qenë kryetari i PD-së i cili mishëron dhe ka praktikuar më së miri shëmbullin e trashëgimisë dhe përvojën e politikës së vjetër e që ka si vizion miopinë anakronike të kohëve paramoderne, që fatkeqësisht e ka dominuar trazicionin shqiptar dhe produkt i kësaj është ajo që shoqëria dhe vëndi ynë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë të jetë më i varfëri e më i korruptuari dhe civilizisht, politikisht, demokratikisht më i prapambeturi e më i paintegruari në Europë; e ndërsa për Ramën do të ishte e mjaftueshme vetëm fakti që ai është shpallur si Kryebashkiaku më i mirë në Botë për punën dhe shndërrimin e Tiranës në një metropol modern që ka treguar epërsinë dhe modelin e tij administrativ e qeverisës dhe atë se ai përveç vizionit modern politik zotëron aftësitë dhe ka talentin për të drejtuar punët publike dhe shtetin;dhe ishte kjo arsyeja që e shtyu egoizmin dhe llumin e pushtetit të kualicionit të hajdutërisë e korrupsionit që i vodhën mandatin e 4-t atij.Vizioni i ekuilibrit, konsensusit,tolerancës dhe interesit publik e kombëtar të PS-së bëri të mundur dhe me faktorin kontribues kryesor te opozitës që vëndi të antarësohej në NATO dhe të legalizoheshin vizat, ndërsa si meritë e keqqeverisjes dhe politikës së korrupsionit të saj i refuzohet tre herë radhazi statusi i antarit kandidat për në BE Shqipërisë. Politikën e tolerancës demokratike, interesit e progresit kombëtar të së majtës me logon elektorale te vitit 2009 “përtej të majtës dhe të djathtës” e shoh së pari si një politikë për ta zbutur pasionin negativ, egërsinë dhe agresivitetin e kundërshtarit politik ashtu siç bënte perëndimi dikur duke toleruar për ta zbutur Stalinin ,po që përmban në vetvete edhe vizionin e politikës moderne demokratike të së “Majtës së Re” pa ideologjizma e ekstremizma,një politikë e sinqertë dhe e hapur brënda vetes e shoqërisë ,një politikë gjithëpërfshirëse dhe harmonizuese e sa më shumë interesave e shtresve sociale në aspektin hozontal si dhe në atë vertikal të konkurecës politike të ndershme për pushtet.Edi Ramën unë e shoh si jo vetëm vizionar për alternativën vetëm të majtë, po madje dhe si promotorin dhe refomatorin për shtetin, politikën shqiptare në tërësi, pasi politika moderne demokrratike sot konvergon në standarte, lojën, konkurencën , konsensusin, proceduralizmin demokratik dhe konstitucionalizmin institucional , dhe matet me rezultatin dhe efikasitetin e marrjes së vendimeve të duhura , në realizimin e programeve që japin zgjidhje të problemeve e politikave,ka të bëjë me transparencën dhe si realizohen shpenzimet dhe paraja publike , matet dhe me rezultatin në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit.Mungesa e vizionit për to,prodhimi i politikave e problematikave konfliktuale, të dëmshme e bllokuese,mostransparenca dhe korrupsioni, papunësia e varfëria,borxhi dhe mosintegrimi e kanë diskredituar rëndë pushtetin dhe politikën (nëqoftëse mund ta quajmë politikë) e PD-së ,politikën e pushtetit të saj qe synon vetëm pushtet e pasuri me vjedhje votash e mashtrime ,e, që vetem këtë PD-ja ka si synim dhe për vizion, rezultatin dhe pasojat e së cilës i kemi ndier në ngjarjet gati apokaliptike të vitit 1997 si dhe të njëjtën situatë pothuajse edhe sot në gjëndjen e krizave të gjithllojshme që perveç të tjerash ka dëmtuar rëndë dhe psikologjinë kulturore demokratike dhe të mirëqënies , ka krijuar kulturën e durimit e pajtimit me atë se çfar servir vetëm dëshirimi i pushtetit dhe të ndjerit mirë edhe të kënaqurit me një ndryshim e përmirësim fare të vogël, që dhe ky vjen me shumë kosto, dhimbje e mundime sociale papunësie,skamje e rritje çmimesh , e nga ana tjetër kënaqësi e përfitim për qeveritarët që është rezultat i politikes së pandjesisë e padhimbshurisë sociale të pushtetit korruptiv e të papërgjegjshëm. Politika e sotme në pushtet ka përjashtuar kudo kriteret vlerë, meritokraci, mirëqënie të përgjithshme, votë e zgjedhje të lirë,ligj e drejtësi dhe ka montuar kudo institucionin e”korrupsionit” brënda vetë partisë së vet, qeverisë e shtetit po që ka infektuar dhe tërë shoqërinë. Përkundër kësaj vjen si “kundërpolitikë” , vizioni i “Socialistit të Ri” , ai i partisë së hapur,shoqërisë së hapur dhe qeverisjes së hapur dhe transparente, politika e zgjedhjes individuale dhe të lirë,e pjesmarrjes dhe angazhimit të gjërë në hartimin e politikave dhe në përzgjedhje,e inkurajimit të një elektorati aktiv dhe të mirëinformuar. Për këtë vizion të ri të PS-së dhe liderit të saj tashmë është ndërgjegjsuar jo vetëm përkrahësit dhe anëtarësia në PS,po dhe tërë shoqëria shqiptare e madje dhe demokracia, diplomacia dhe institucionet e ndryshme perëndimore e ku kjo e fundit vëren ,konstaton e deklaron ato për të cilat me të drejtë ka vite që i ka ngritur, protestuar e kundërshtuar denjësisht e paqësisht opozita konstruktive dhe kryetari i saj ,dhe që pritet që në zgjedhjet e Qershorit 2013 vota popullore t’ja besojë atij qeverisjen për të bërë ndryshimin apo atë siç e quan vetë Rama “Rilindjen”,po po, për një Rilindje të vërtetë që fillon me largimin nga pushteti këtë regjim autokrat, kërcënues e keqfunksional, rrënues e korruptiv që ka bllokuar tërë sistemin e që mbyll e frikëson shoqërinë;për një Rilindje për t’i hapur rrugën progresit civil,demokratik e kombëtar dhe të mirëqënies e integrimit. Pra politika e “Socialistit të Ri” apo këtë “Rilindje”që premton Rama fillon me çmontimin e largimin e strukturave, mentaliteteve e funksionaliteteve të vjetra, egoiste,të dëmshme e te papranueshme për moralitetin, modernitetin, politikën, progresin dhe ndërgjegjen shoqërore si dhe për të çliruar e çbllokuar aktivitetin shumëpërmasor privat,publik,kulturoro-edukativ e profesional, intelektualo-akademik, informativo-mediatik, admini-stratën publike, integrimin etj, nga presioni social-ekonomik ,korrupsioni dhe kërcënimi i politikës së pushtetit të grabitur.Krijimi në ditët e fundit të Kualicionit të PS-së me LSI-në është në përputhje me vizionin e “Socialistit të Ri” të E. Ramës për një frymë të hapur,tolerance e bashkëpu-nimi në radhë të parë me spektrin e majtë në funksion të demokracisë e integrimit dhe të dhënies fund të këtij tranzicioni të përvuajtshëm, të dhënies fund modelit tepër të dëmshëm të qeverisjeve kundërpublike, kurruptive, kundëci-vilizuese dhe kudërintegrale të Partisë Demokratike pjesë e së cilës 4 vitet e fundit ka qenë dhe LSI; dhe për ta qetësuar deri diku publikun e gjërë që i beson vizionit të E. Ramës, i kërkohet I. Metës që të paktën të përgjigjet se: A përbëjnë për LSI-në tradhëti dhe krime Marrëveshja me ujrat me Greqinë, a përbën tradhëti publike dhe krim vjedhja e votës popullore e posaçërisht ajo për kryebashkiakun e Tiranës, Ngjarja e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit dhe mosintegrimi a është produkt i korrupsionit dhe keqqeverisjes, i mosplotësimit të vlerave dhe standarteve demokratike e shtetformuese? Keto pyetje e shqetësojnë me të drejtë opinionin shqiptar i cili dhe pa LSI-në pushtetin ja ka besuar tashmë “Rilindjes Shqiptare” ,mirëpo që ta besojmë sinqerisht afrimin e LSI-së është e nevojshme dhë shumë e dobishme të na thotë se ju ka bashkangjitur sinqerisht “Rilindjes”, e kjo bëhet vetëm po të pranohet se ka dështuar në bashkëqeverisje me PD-në në realizimin e vlerave dhe standarteve për demokracinë, institucionalizimin e pavarësisë së pushteteve , në luftën kundër korrupsionit, krimit, varfërisë, papunesisë dhe në fushën e integrimit, dhe po qe se nuk reagon për këto atëhere mbetet dyshimi se ajo erdhi në këtë kualicion thjesht sepse shikon që PS me popullin opozitar po merr pushtetin dhe LSI po kërkon të përfitojë prej tij, ashtu siç dhe bëri para 4 vitesh me PD –në që tradhëtoi interest e së majtës shqiptare. Ndërsa nga ana e PS-së kualicionin unë e shoh të motivuar politikisht dhe të pranueshëm edhe nga ana taktike si një politikë të hapur, moderne ,gjithpërfshirëse e të pjekur edhe moralisht në funksion të emancipimit politik,civil e demokratik të shoqërisë për të ndëshkuar politikën e vjetër bllokuese e penguese të sistemit, për të ndëshkuar politikën anakronike, korruptive, p ërçarëse ,kundërproduktive, antisocial e mositegrale të pushtetit të PD-së.

Previous articleKudo në jetë triumfon ndërgjegja e lartë
Next articlePërkujtohet 74 vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian, Dako kryen homazhe në bustin e heroit Mujo Ulqinaku