Home Sport Riktheht pas 6 vitesh te trofeu! Casemiro dhe Rashford i japin trofeun...

Riktheht pas 6 vitesh te trofeu! Casemiro dhe Rashford i japin trofeun Manchester United

Manchester United është fituese e trofeut Carabao Cup 2023. Skuadra e Ten Hag mundi sot në finale Newcastle me rezultatin 2-0. Të dyja gola u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Casemiro në minutën e 33.

Krosimi i Luke Shaw nga goditja e dënimit gjeti brazilianin që goditi saktë me kokë.

Gjashtë minuta më vonë pas një vertikalizimi të Weghorst, Rashford u fut në zonë dhe topi i goditur prej tij u devijua nga Botman dhe hyri në rrjetë.

Në pjesën e dytë ishte Newcastle më kërkuese në lojë, por nuk mundën do të gjenin rrugën e rrjetës megjithëse kishin shumë raste.

Manchester u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet, por nuk shënoi do të tretin. Kështu i krejt takimi u mbyll 2-0 për Manchester që fiton të parin trofe që prej 2017.

Previous articleBerisha drejt shpalljes ‘non grata’ nga BE? Ja dokumenti, Brukseli gati t’i bashkohet SHBA dhe Britanisë në sanksionet ndaj të korruptuarve
Next articleTre armët që ndryshuan rrjedhën e luftës së Ukrainës me Rusinë