Home Slideri Rikthehet skandali i pronave në Durrës

Rikthehet skandali i pronave në Durrës

testamentiNga Xhevo Gradica / Tjetërsimi i pronave ka rikthyer skandalin për të cilin ish kreu Hipotekës së Durrësit Alush Xhihani u dënua pas një sërë akuzash qytetare të cilat u morën në konsideratë nga drejtësia. Në redaksinë e gazëtës “Bulevard” ka mbërrirë një ankesë në të cilën flitet për veprime të paligjshme lidhur me procesin e regjistrimit të pronave të ish pronarëve dhe të tjera kategori të këtij lloji. Fjala është për pronat që shtetasi Idhomen Kosturi ka dhuruar për bamirësi. Në këtë lloj skandali të llojit të vet nuk është përfshirë vetëm zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Durrës. Çështja e shumëfolur për testamentin e zbuluar kohët e fundit të shtetasit Kosturi lidhur me dhurimin e pronave të tij për shërbime bamirësie, ka përfshirë në veprime korruptive edhe organet e drejtësisë. Konkretisht në dokumentet që disponojmë mësohet se pronat e të ndjerit Idhomen Kosturi janë kaluar në pronësi të disa personave të cilët kanë mundur të kompromentojnë organet e drejtësisë. Konkretisht për pasurinë e tundshme dhe të patundshme të shtetasit Idhomen Kosturi ka vendime gjyqësore të Gjykatës së Faktit dhe të Gjykatës së Apelit.

Testamenti

Testamenti i shtetasit Idhomen Kosturi pronat e të cilit pas vdekjes së bashkëshortes kalojnë në pronësi të shtetit për t’u përdorur për themelimin e një strehe vorfnore për pleqtë e qytetit të Durrësit mban datën 14 qershor 1937, ditë e shtunë. Testamenti është nënshkruar nga dëshmitarë, avokat, noter e ndihmësgjyqtar. Pasuria e shtetasit Kosturi kap shifrën e 25 mijë dollarave në kohën për të cilën është nënshkruar dokumenti, ndërkohë që flitet për troje e tokë bujqësore në një sipërfaqe prej rreth 285 mijë m2. Në këtë sipërfaqe përfshihen banesa, terrene të ndryshme, tokë bujqësore. Testamenti përmban 12 pika në të cilat saktësohen deri në detaje të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me testamentin, kufizimet, sipërfaqet, pasurinë, vlerën e të tjera detaje të rëndësishme për të kryer veprime të rëndësishme juridike-ligjore. Firmëtari pasurisë ia ka kalura fillimisht të gjithë pasurinë e tundshme e të patundshme bashkëshortes Theofani, asokohe 52 vjeç, e lindur në Korçë dhe banuese në Durrës. Në një pikë më vete të testamentit cilësohet se pasi gruaja e tij të ndërrojë jetë e gjithë kjo pasuri e tundshme dhe e patundshme të kalojë në shërbim të shtetit. Kosturi edhe në këtë drejtim e ka menduar mirë për të mos lënë hapsira interepretimi të ndryshme lidhur me trashëgiminë e pasurisë e cila për kohën kapte shifra dhe përmasa të konsideruara. Ai ka nënshkruar me dorën e tij dhe të vërtetur nga autoritetet noteriale se pasuria më pas do të kalojë në shërbim të një qendre vorfnore strehë për pleqtë e Durrësit. Nënshkrimi mësohet se është bërë me vullnet të lirë nga poseduesi pronave i cili me ndërgjegje të plotë e të pastër e ka kaluar të gjithë pasurinë eluajtshme dhe të paluajtshme nëshërbim të shtresës së vobekte të kohës, nën administrimin e shtetit.

Sekuestrimi

Pronat e shtetasit Idhomen Kosturi janë sekuestruar në kohën e regjimit komunist. Vendim nr. 3, datë 9.1.1946 “Mbi sekuestrimin e pasunis së patundshme të Idhomen Kustru”, komiteti eksekutiv i kohës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së patundshme të Kosturit. Vendim më pas vijon me renditjen e pasurisë së sekuestruar e cila përfshin një shtëpi në lagjen Kala të Durrësit me sipërfaqe 500 kuttë,truell në Kala, truall e shtëpi prej 20 dhomash në shëtitoren Qemal Stafa, tokë në katundin Arapaj me sipërfaqe 99 dynym e gjysëm, kopsht e shtëpi të përbame prej 17 dhomash me divanhane, arë në lagjen Varosh, gjysma pjesësh në disa parcela etj. Të gjitha këto të dokumentuara dhe të bëra publike në Gazetën Zyrtare 2 mars 1946. Pavarësisht sekuestrimit të pasurisë e pronave të shumta, regjimi komunist i ka ruajtur dokumentet.

Sot

Në banesën numër 49, lagje numër 1 e qytetit të Durrësit rruga “Epidamnus” jetojnë disa familje të gjitha të pastreha dhe në vështirësi ekonomike. Me ndryshimin e sistemit në Shqipëri u mendua se testamenti kishte humbur dhe zhdukur gjë që rezulton ndryshme pasi vendimi vitit 1996 për sekuestrimin e pasusië së shtetasit Idhomen Kosturi janë bërë të “gjalla” sidhe testamenti vitit 1937. Disa familje banojnë në atë pallat prej mëse 60 vitesh dhe ata kanë ruajtur me fanatizëm edhe kopjon e testamentit të lèshuar që nga ajo kohë. Por ky fakt i ekzistencës së një testamenti nuk është konceptuar si real nga zyra e regjistrimit të pasurisë dhe as organet e drejtësisë. Familjet që banojnë në atë shtëpi kanë kërkuar të mos lëvizin ngase janë të pastrehë,ndoëse gjykata iakakthyer “trashëgimtarëve” . Fakti se pronari ligjshëm e ka të deklaruar destinacionin e pronës u ka dhënë atyre më shumë mundësi për të këmbëngulur në kërkesën adresuar institucioneve të shtetit shqiptar. Kryefamiljarët Agron Çelepija, Artur Menekshi, Selfura Sejdini, Elton Bakalli, Petrit Menekshi, Asllan Aliu kanë kërkuar të kenë të drejtën për të përfituar pronësinë në bazë të testamentit të pronarit. Me vendim të gjykatës së faktit Durrës nr. 1305, datë 11.10.2001 këto prona iu kthyen shtetit duke rrëzuar vendimin e komisionit të kthimit e kompensimit të pasurisë. Me vendim të gjykatës së Apelit Durrës me numër 671, datë 10.12. 2001 hidhet poshtë vendimi gjykatës së faktit. Me vendim të Kolegjit Civil të Gjykatës së lartë me kryetar Thimio Kondi lihet në fuqi vendimi Apelit. Por në ndryshim me rastet e para, pranohet ekzistenca e testamentit. Banorët kanë kërkuar që pronat e konfiskuara padrejtësisisht të kthehen në pronësi të shtetit dhe të përdoren sipas legjislaturës në fuqi. Banorët kanë përfshirë në kërkesën e tyre edhe fotokopjo të Fletores Zyrtare të datës 2.3.1946. Për të gjitha sa kanë ndodhur në këto vite ata kanë fajësuar zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme e cila për atë kohë drejtohej nga regjistrues Alush Xhihani i dënuar nga drejtësia shqiptare për abuzime me ligjin.

Previous articlePse PD-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës
Next articleEnde pa marrëveshje për Nagorno Karabakun