Home Bota Rikthehen masat anti-Covid? Varianti i ri rrit frikën në Evropë, ja shtetet...

Rikthehen masat anti-Covid? Varianti i ri rrit frikën në Evropë, ja shtetet që konfirmojnë rastet e para

Një variant i ri i virusit Covid-19 që thuhet se po përhapet ka ngritur alarmin në Evropë, duke vënë në pikëpyetje edhe nëse duhet të kthehen masat.

Mutacioni i variantit Omicron, i quajtur BA.6, por ende i pa emëruar zyrtarisht, ka shkaktuar shqetësime për një valë të re për shkak të katalogut të tij të mutacioneve.

Danimarka dhe Izraeli tashmë kanë konfirmuar rastet e para, teksa autoritetet kanë theksuar se udhëtimet gjatë sezonit të verës mund ta kenë përhapur në më shumë vende.

Disa shkencëtarë kanë bërë thirrje tashmë për kthimin e maskave për fytyrën. Të tjerë, megjithatë, kanë paralajmëruar se është shumë herët për panik dhe theksuan se kufizimet nuk do të nevojiten.

Drejtuesit e shëndetësisë nuk kanë bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për variantin, i cili u zbulua për herë të parë në fund të korrikut.

Previous articleU arrestua në Tiranë, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-anëtarin e UÇK-së
Next articleLufta në Ukrainë “infekton” edhe botën ortodokse, kush është patriarku polak që mbron pushtimin e Rusisë, zbulohen lidhjet e tij të fshehta me Kremlinin dhe “papën e Vladimir Putin”