Këngëtarja ndërkombëtare Rihanna ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin, A$AP Rocky. Mediat e huaja shkruajnë se ata janë bërë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë të premten më 13 maj.
Ndërkohë që shpërthyen komentet dhe urimet për fëmijën e parë të këngëtares ajo që mori vëmëndjen e të gjithave ishte urimi i ish-të dashurit të Rihannës reperi Chris Brown. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shkruante thjesht “urime” të shoqëruar me në zemër të kuqe dhe një emoji të gruas shtatzënë.
Sipas TMZ, edhe pse reperi nuk e përmendi specifikisht Rihannën, është shumë e qartë se kujt i referohej.
Rihanna ishte në një lidhje me Chris Brown nga viti 2008 deri në 2013. Dyshja u ndanë për herë të parë në shkurt të vitit 2009, pasi Brown u arrestua për sulm fizik ndaj saj. Ai u deklarua fajtor për akuzat për krime më 22 qershor 2009.
Ai u urdhërua të qëndronte 50 metra larg Rihanna-s.Dyshja bëri një përpjekje tjetër për tu ribashkuar në vitin 2012 por nuk rezultoi i sukseshëm pasi çifti u nda në fillim të vitit 2013.