Home Slideri Rezervuaret e Qarkut të Durrësit rrëzikojnë të shpërthejnë. Katastrofa në prag

Rezervuaret e Qarkut të Durrësit rrëzikojnë të shpërthejnë. Katastrofa në prag

RezervuariNga Xhevo Gradica / Dhjetra rezervuar në qarkun e Durrësit rrezikojnë në mënyrë serioze jetën e qytetarëve në zonat e banuara. Bordi i kullimit në këtë qark po punon me itensitetin më të madh të punës për të shmangur katastrofa me përmasa të pallogaritshme, megjithatë rreziku vijon të jetë i pranishëm. Janë 34 rezervuar me kapacitete të mëdha ujëmbajtës në këtë qark të cilat kanë vite që kanë shfaqur probleme shumë serioze. Këto rreziqe kanë të bëjnë me kanosjen e jetës së qytetarëve në kohë me reshje të gjata në kohë e sasi të mëdha. Ujëmbledhësit janë vendosur në pika dominante dhe poshtë tyre janë shtrirë zona të tëra urbane me qindra banesa të cilat e ndiejnë “pushtetin” e këtyre rezervuarve. Në drejtorinë e bordit të kullimit në Durrës është thënë se specialistë të bordit kanë ushtruar të gjithë ndikimin e tyre tek qeverisja vendore, në komuna e bashki, duke u bërë të ditur edhe pasojat e pallogaritshme që mund të vinë nëse ndonjëri nga këta rezervuar del nga kontrolli. Një sensibilizim i tillë është nxitur edhe për faktin se bordi prej 5-6 vitesh fondet e investimeve dhe ato për mirëmbajtje i ka në limitet zero. Rrëshqitjet masive të dherave, reshjet e shumta mbi limitet mesatare, bllokimi saraçineskave dhe linjave të shkarkimit, dëmtimi kanaleve shkarkuese e shumë çështje të tjera janë shoqëruar në disa vende edhe me panik. Rezervuaret në qarkun e Durrësit kanë kapacitete të ndryshme ujëmbajtëse të cilat shkojnë nga 100 mijë m3 deri në 2 milion m 3. Nëse njëri prej tyre do të dalë nga kontrolli atëherë nuk bëhet fjalë vetëm për dëme materiale. Kështu qindra banesa në Durrës kanosen nga rezervuari në Spitallë, ndërkohë që një kërcënim të tillë të drejtpërdrejtë e kanë edhe banesa e familje në nënprefekturën e Krujës, sidomos në Thumanë. Bordi kullimit ka dhënë alarmin në qeveri e cila nga ana saj nuk ka dhënë asnjë shenjë ndërhyrje me investime në fonde apo në dërgimin e mjeteve. Janë qindra e mijëra metër linear kanale të dyta e ta para të cilat kanë 20 vite që nuk njohin asnjë investim për pastrim. Gjendja digave vit pas viti ka ardhur duke u përkeqësuar pasi ndaj tyre nuk është treguar as kujdesi më i vogël. Specialistë të tokës thonë se nuk kërcënohen vetëm sipërfaqet e mëdha të tokave të mbjella, por edhe jeta e vet banorëve. Rezervuaret janë në pika dominante të kodrave të cilat janë populluar nga qindra e qindra ndërtime në këmbët e objekteve ujëmbledhëse e ujëmbajtëse. Ujëmbledhësit në stinën e vjeshtës, të dimrit e të pranverës presin sasi të mëdha me reshje. Por këto objekte kanë vite të tëra pa njohur asnjë investim duke bërë që të krijohet pasiguri jo vetëm në përmbytjet e sipërfaqet e mëdha të tokave bujqësore, por edhe të objekteve të banuara. Bordi kullimit dhe inspektariati mbrojtjes së tokës në qarkun e Durrësit janë treguar të rezervuar në dhënien e shifrave alarmuese. Drejtues të tyre kanë bërë të ditur vetëm faktin se nuk ka fonde për mirëmbajtjen e digave, pastrimin e kanaleve shkarkuese, rinovimin e saraçineskave dhe të tjera ndërhyrje të nevojshme. Por ata kanë thënë gjithashtu se situata nuk është aspak e mirë dhe se klima duket problematike ngase janë dëmtuar shkarkuesit dhe kanalet e para e të dyta thuasje nuk funksionojnë. Bordi ka për detyrë të mbikqyrë situatën, në një kohë që specialistëve u ka mbetur vetëm të mbajnë shënime e të raportojnë për atë që po ndodh në terren. Në ditë me reshje të mëdha dhe vërshimin e ujit nga kanalet drejt shesheve, rrugëve dhe banesave qytetare, banorët japin alarmin duke bërë edhe evakuimin e familjeve, në një kohë që strukturat e shtetit i shmangen një përballje me realitetin në terren. Gjithnjë sipas opinioneve që afrojnë specialistët e tokës “ Toka bujqësore nuk rrezikohet nga ndërtimet pa leje, por më shumë nga erozioni”. Ky fenomen mund të parandalohet vetëm me rritjen e të ardhurave për ndërmarrjen e bordit të kullimit, e cila ka si detyrë funksionale pastrimin dhe thellimin e kanaleve të para dhe të dyta kulluese. Bordi i kullimit është një ndërmarrje që ka një buxhet të limituar dhe nuk mund të ndërhyjë në rastet e fenomeneve natyrore, siç janë rrëshqitjet e dherave, apo përmbytje të ndryshme. Në lidhje me tokën bujqësore, bëhet e ditur se në këtë periudhë komunat dhe bashkitë e qarkut kanë në përfundim planet rregulluese të territoreve të tyre dhe kështu pritet të marrë fund dëmtimi i tokës bujqësore. Fenomeni i erozionit konstatohet më së shumti në zonën e Krujës, në komunën e Thumanës dhe në bashkinë e Fushë Kruëjs, por larg zonave të banuara. Ndërkohë ujëmbledhësit paraqesin edhe rrezikun e çarjes së digave si pasojë e prurjeve të shumta dhe mosshkarkimit. Në jo pak rezervuar saraçineskat kanë dalë jashtë funksioni, ndërkohë që rreziku vejen dhe bëhet shumë kërcënues në rastet kur në disa rezervuar janë tamposur pusetat e shkarkimit. Në të tilla rste uji vjen e fryhet deri në dalje të pakontrulluar në pikat më të dobta të digës. Konkretisht në Spitallë të Durrësit rezervuari është jashtë çdo kontrolli dhe administrimi. Poshtë tij janë ndërtuar qindra e qindra banesa të cilat rrënohen në fare pak minuta nëse diga do të shpërthejë. Specialistët janë të mendimit të asnjëra nga 34 digat që janë nën administrimin e departamentit të kullimit në qarkun e Durrësit nuk plotëson as edhe kriterin më minimal të sigurisë.

Previous articlePapërgjegjshmëria e Kontrollit Rrugor në Durrës i lë fushë veprimi dukurive negative.
Next articleTerrori, si përpjekja e fundit për të dorëzuar pushtetin