Home Aktualitet Rezart Taçi reagon nga arratia: Jam i pastër, se kuptoj çfarë ka...

Rezart Taçi reagon nga arratia: Jam i pastër, se kuptoj çfarë ka SPAK-u dhe italianët me mua

Rezart Taçi, pas publikimit të lajmit se ka një urdhër arresti për të mbi akuza për pastrim parash, ka reaguar për Albanian Post, duke i cilësuar akuzat ndaj tij tërësisht të pabaza dhe të pakuptueshme.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, tha ai.

Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, Taçi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

Taçi ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.