Home Kosova Rexhepi: Nuk kishte pse të privatizohej PTK

Rexhepi: Nuk kishte pse të privatizohej PTK

largea_rexhepi1365803536Ibrahim Rexhepi analist ekonomik vlerëson se PTK-ja nuk kishte nevojë të shitej.
Ai tha se nëse dallimet e ofertave nuk vlerësojnë tregun, por e bëjnë të dyshimtë. Ai tha se do të duhej të kishte një vlerësim të çmimit minimal. Ai tha se çmimin duhet ta përcaktojë para së gjithash ai që shet, pra qeveria do të duhej veç vlerësimit negativ prej 300 milionë eurosh.
Ai tha se që të dy garuesit ishin fonde investive. Ai tha se thuhet se ka mbështetje të jashtme. Ai e përmendi british telekomin, por që nuk është i ndërlidhur ligjërisht me blerjen. Sa i përket punëtorëve të PTK-së, ai tha se në çdo rast punëtorët do të jenë shqiptarë, përveç menaxherëve që shumica mund të jenë të huaj. Rexhepi tha se nuk mendon se shitja e PTK-së është e pashmangshme. Sa i përket rrugëve tha se Kosova ka krijuar një hartë të mirë të rrugëve dhe asgjë akute nuk ka pasur për ta privatizuar.
Ai tha se ka pasur kontrata të dëmshme për PTK-në, dhe po ashtu keqmenaxhime si efekte negative të pritshme nga PTK-ja, por pavarësisht nga kjo ajo ende është dominonte në treg dhe profitabile.
A duhej të shitej një aset profitabil si kjo për asfalt dhe beton? Ai tha se qeveria nuk është në obligime, pra nuk ka ndonjë krizë të afërt. Po ashtu autostrada do të mund të ndërtohej me një ritëm të ngadalshëm.
Rexhepi tha se përveç disa përkrahjeve ka pasur një përfshirje të privatizimit në Ligjin për buxhetin e vitit 2012 ku neni për privatizimin e PTK-së vlente edhe për vitin 2012.
Sa i përket sindikatave tha se është normal kundërshtimi i privatizimit nga sindikatat, veçanërisht pas privatizimit antihuman që ka ndodhur në Kosovë.

Previous articleSalma Hayek sportive por si gjithnjë seksi
Next articleHans Joachim Watzk: Bayernin e mposhtim në finale