Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se njerëzit s’mund të ulin qepenat që të vijë Sali Berisha në pushtet.
Sipas tij, qytetarët nuk mund të sakrifikojnë punën për protestat që thërret Berisha.
“Unë jam pro revolucionit dhe ndaj të njëjtin mendim që Rama nuk do të përmbyset dot me votë, por revolucioni ka dy aspekte negative.
E para, nëse revolucioni dështon e djeg kauzën dhe e forcon pushtetin më shumë.
E dyta, është që revolucioni ekstremizon qëndrimet politike,” – u shpreh Spahiu.