Home Politike Revoltohet opozita: Rama dhe PS po na marrin dhe Luiz Ejllin

Revoltohet opozita: Rama dhe PS po na marrin dhe Luiz Ejllin

Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka ftuar për fushatë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili aktualisht është pjesëmarrës në një reality show.

Ndoka i revoltuar u shpreh se kandidati kishte bërë një status në rrjetet sociale, ku e ftonte për bashkëpunim.

“Ky, më thanë, e ftoi kandidati i Ramës për bashkëpunim. Bëri një status kandidati i Rilindjes, e ftonte, kemi bashkëpunuar i thoshte Luizit, të pres për bashkëpunim. Nuk është se po e fundos Ramën, Rama këtë stil ka.

Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.

Opozita e konsideron të vetin Luiz Ejllin, pasi ai ngriti dhe një dolli për Berishën.

Ndaj dhe janë revoltuar se ai mund t’i tradhtojë për PS-në.

Previous articleArrestimi i zyrtarit të lartë i FBI, reagon deputeti i PD: Rama ka aktivizuar zhurmuesin Alibeaj për të zbehur skandalin McGonigal
Next articleTensionet Kosovë-Serbi/ Hill: Të përfundohet Asosacioni dhe më pas propozimi franko-gjerman