Home Kulture Revoltohet Jul Deda: Regjisorët e teatrit s’na duan, po ku ka aktorë...

Revoltohet Jul Deda: Regjisorët e teatrit s’na duan, po ku ka aktorë si unë që e shes veten. Sot nuk e sheh njeri Portokallinë, na shohin ne

9 vite larg, Jul Deda rikthehet në skenën e teatrit. Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive.

Deda i tha gazetarit Ermal Qori gjatë intervistës në emisonin e tij “N’kohë” në Report TV se në fillim është refuzuar prej shumë regjisorëve.

“Shumë regjisor thonin, “Hë mo se këto që dalin në televizor bëjnë gallata kështu nuk janë për teatër”.

Koha ka treguar që aktorët që janë angazhuar në TV jo vetëm janë aktorë shumë të mirë, por edhe të stërvitur dhe me shumë ekpseriencë dhe stë lënë në baltë.

Sot aktorët e televizion kanë PR (Public relations – marrëdhëniet me publikun) të ngritur çka u duhet veprave, janë të rrahur me profesionin duke dal çdo javë.

Na i kanë thënë, vazhdoni ju atje në televizion se jeni në rregull bëni gallat atje, se teatri është teatër, teatri është teatër po teatri është për të gjithë ne se jemi aktorë profesionist dhe e kemi mbaruar shkollën për këtë punë, s’kemi mbaruar shkollën për televizion”, tha ai.

Pavarësisht se kanë qëndruar në tregun mediatik, Julian Deda mendon se realizimi i përjavshëm i formateve të humorit, aq më tepër kur janë disa të tilla, është konsum. Sipas tij, formati humoristik “Klanifornia” është më i ndjekur se Portokallia.

“Klanifornian e rendit publiku, besoj se për momentin është spektakli më i mirë në treg, patjetër duke sfiduar Portokallinë.

Ajo është shkolla e ne të gjithëve e kësaj fushe, por sot Portokallia e ka humbur sharmin e vet që ka pasur. Edhe Klanifornia ka një lloj konsumi, ama spektaklin ta bëjnë njërzit. Secili ka audiencën e vetë, por mendoj se këto formate ta bëjnë një pauzë që ta marri malli pak publikun për ne”-shtoi Deda.

Aktori bëri një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe duke kujtuar të gjithë rrugëtimin e tij artistik ndër vite, ndërsa i vetmi ‘peng’ profesional ishte fakti që nuk kishte talent në muzikë.

Jul Deda thotë nuk jeton dot pa Shqipërinë, por fëmijët nuk do t’i pengojë për të ndjekur një jetë më të mirë larg atdheut.

Previous articleAfera që “prishi” qetësinë e Metës dhe frikësoi zyrtarë të tjerë
Next articleArrestohet 31-vjeçari, ishte në kërkim për tentativë vrasjeje në 2019-n