Home Kulture Restaurohet filmi “Koncert në vitin 1936”

Restaurohet filmi “Koncert në vitin 1936”

Është restauruar filmi i njohur shqiptar “Koncert në vitin 1936”. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe linkun e filmit të restauruar.

Në një status në rrjetet sociale, Rama thekson se, filmi me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit është shpëtuar nga çngjyrosja pa kthim.

Sipas kreut të qeverisë,  tashmë filmi është restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë.

“MIRËMËNGJES

dhe me njoftimin e shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit “Koncert në vitin 1936”, me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, ju uroj një ditë të mbarë.

Filmi i restauruar https://youtu.be/ZX5D_-w4ZuE.shkruan Rama.

Previous article7 makinat elektrike më interesante që do dalin në treg vitin e ardhshëm!
Next articleLigji për vreshtarinë/ Zv.ministri Civici: I japim vlerë produktit tonë, prodhuesit e verës do e deklarojnë në etiketë nëse përziejnë rrushin vendas me të importit