Home Aktualitet Reshjet e shiut në Lezhë, përmbyten oborret e shkollave

Reshjet e shiut në Lezhë, përmbyten oborret e shkollave

Reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej dy ditësh në vendin tonë kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe.

Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Por një situatë  shumë problematike është edhe përmbytja e oborreve të shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasë.

Për shkak të motit të keq, që prej mbrëmjes të së martës kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

Previous articleNdahet nga jeta Sanie Baçova, zbutësja e kafshëve që kishte ‘nxënës-qen’ dhe i mësoi të bënin fluturime akrobatike para spektatorëve
Next articleKërkohej ndërkombtarisht, arrestohet në Durrës 32 vjeçari