Home Opinion Rënia e çuditshme, por e merituar e Dinamos në kategorinë e parë

Rënia e çuditshme, por e merituar e Dinamos në kategorinë e parë

Nga Shpetim Luku

Dinamo ra edhe zyrtarisht në kategorinë e parë, ndërkohë që profilin e saj si një nga kandidatet kryesore për të zbritur e kishte ndërtuar shumë kohë më parë. Është një zbritje më se e merituar kur kujton që ky ekip shënoi rekorde negative si psh disa javë pa shënuar gol lëre pastaj për fitore.

Sa i takon fitoreve, meqë ra fjala në 34( kanë mbetur edhe dy ndeshje) javë arriti gjithsej 5 të tilla. Pra afërsisht 1 fitore çdo 9 ndeshje. Se si mund të mbijetojë një ekip me një performancë të tillë askush nuk mund ta dijë. Por rënia e Dinamos është edhe e çuditshme sepse e filloi kampionatin e sivjetëm nën menaxhimin dhe kujdesin financiar të një biznesmeni tepër serioz e të suksesshëm. Financat i kishte të sigurta, e po ashtu edhe investimet në ato drejtime që i ka të nevojshme një klub i mirëfilltë futbolli. Mund të jetë keqardhje të madhe për rënien e Dinamos, por verdikti që dha kampionati është mëse i drejtë.

Sepse vërtet Dinamo është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe Egnatia një emër modest sa i takon historisë, por ajo çfarë tregoi Egnatia në fushën e lojës ska të krahasuar me Dinamon.