Home Opinion Rëndësia e një shkolle cilësore

Rëndësia e një shkolle cilësore

Nga Sonila Voga

Shkolla është institucioni që shoqëria njerëzore  ka krijuar  për të përçuar tek brezat  trashëgiminë  kulturore , dijet , aftësitë dhe kulturën që një brez ia përçon tjetrit përgjatë historisë së ekzistencës së tij.  Përgjatë rrjedhës së historisë , shkolla si institucion edukimi , ka marrë një rol shumë të  rëndësishëm dhe në kohë moderne konsiderohet edhe një nga institucionet më të rendësishme , jo vetëm për edukimin e individëve ,por edhe për ndryshimin e shoqërisë , për krijimin e një shoqërie që t u përshtatet ndryshimeve dhe sfidave  të kohës. Një “Shkollë Miqësore” për të gjithë krijon një mjedis të nxëni të sigurt sjell bashkë nxënësit dhe anëtarët  e komunitetit për të vepruar në një  mënyrë të tillë që nxit një mjedis të nxëni aktiv dhe vlersuar , promovon arritjet më të kënaqshme të nxënësve , i nxit ata drejtë suksesit dhe i përgatit për të qënë pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore. Pothuaje të gjithë individët e një shoqërie kalojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre në shkollë dhe kjo mbetet  edhe një nga periudhat më të rëndësishme që lidhet me formimin e tyre si dhe me të ardhmen e çdo njeriu.  Thelbi i një shkolle “miqësore” është përshtatja  e përmbajtjeve , proçeseve , metodave dhe materialeve , me ritmet e nxënies së nxënësve të ndryshëm , për  të arritur të njëjtat kompetenca të fushës. Edukimi është një normë e proçesit që arrin të marrë pjesë në vetdijen shoqërore. Edukimi është  një metodë  themelore për progresin shoqëror dhe reformimin e tij. Ne jemi të prirur ta shikojmë shkollën nga një pikpamje individuale  mbi edukimin si diçka  ndërmjet mësuesit dhe nxënësit , ose midis mësuesit dhe prindit. Ajo që na intereson më shumë është padyshim progresi i bërë nga fëmija zhvillimi i tij normal fizik , përparimi i tij në aftësinë për të lexuar , shkruar , llogaritur , rritja e njohurive të tij në fusha të ndryshme , përmirësimet  në sjellje , në shprehitë e shkathtësive , të rregullt dhe zellit për dijen.  Përparimi drejtë  një shoqërie të emancipuar , gjerësia e botkuptimit duhet të rritet. Atë që kërkon prindi më i mirë dhe më i zgjuar , atë duhet të kërkojë edhe komuniteti për të gjithë fëmijët. Vetëm duke qenë e sinqertë ndaj rritjes së plotë të të gjithë individëve që përbëjnë  , shoqëria mundet që në ndonjë rast të jetë e sinqertë edhe ndaj vetes. Dhe në këtë drejtim asgjë nuk mund të përcaktojë më shumë se sa shkolla, pasi siç ka thënë Horace Man “Aty ku diçka është në rritje , një paraardhës vlen më shumë sesa njëmijë reformatorë” Sa herë që na bie ndërmend të diskutojmë për një lëvizje të re në arsim (edukim) është e domosdoshme të përqafojmë pikpamjen më të gjerë ose pikpamjen shoqërore. (Hargreaves dhe Fullan, 1998) në bazat e vlersimit përfshihen;

1.Aftësia për të shqyrtuar të dhënat dhe rezultatet e përparimit të nxënësve dhe për të nxjerr kuptimin prej tyre , në menyre kritike.

2.Aftësia për të vepruar në bazë të këtij kuptimi  ,duke hartuar plane për përmirsimin e shkollës , me qëllim që të bëhen ato lloj ndryshimesh që të përmirsojnë përparimin  e nxënësve.

3.Aftësia e mësuesve  për të qënë  lojtarë efektive në arenën e përgjgjshmërisë dhe llogaridhënës ,duke qënë veprues dhe të hapur , përsa i përket të dhënave të përparimit të shkollës dhe duke qënë në gjendje të mbrojnë mendimin e vet ne debatet shoqërore, të pavarura , për përdorimin dhe keqpërdorimin e të dhënave të përparimit të nxënësve në një klasë të caktuar. Njërzit kanë nevojë të komunikojnë me njeri tjetrin.  Komunikimi është i domosdoshëm , është një dëshirë dhe detyrë në aspekt sociale të jetës. Komunikimi është i lidhur me zhvillimin e identitetit dhe duhet theksuar , mungesa e komunikimit me të tjerët pengon zhvillimin e njeriut  si qënie humane dhe sociale. Fëmijët kanë një shtysë të brendshme , në motivacion të fortë për të kominikuar , pasi komunikimi është për ta mënyre e vendosjes së mardhënieve me bashkëmoshatarët dhe të rriturit.   Komunikimi është shkëmbimi dhe ndarja e mendimeve , e ndjenjave nëpërmjet simboleve , që përfaqsojnë afërsisht të njëjtin përvojë konceptuale për këdo.  Pra komunikimi trajtohet si një proçes . në të cilin njerzit japin dhe marrin mesazhe që synojnë të sigurojnë , sqarojnë qëllimet e përbashkëta , planifikojnë se si do të veprojnë që të arrijnë qëllimet , sigurojnë informacionin, arsyetojnë rreth saj. Tu mësosh nxënësve aftësitë e komunikimit , të formosh shprehitë e komunikimit tek ata, do të thotë tu mësosh aftësitë e marrjes dhe të dhënies së informacionit. Një shkollë “miqësore” për të gjithë është përfshirëse, cilësore, lëvizese etj. Është  naive të mendosh se shkolla mund të arrijë cakun dhe po aq naive është të mendosh se shkolla nuk mund të ecë. Kjo varet krejtësisht nga shoqëria , sa është organizuar ajo, që ti bëjë të mundur shkollës që të ec përpara drejtë sfidës. Udhëtimi drejtë  atij caku edhe pse është një sfidë , shkolla nuk pushon së ecuri duke kërkuar në vazhdimësi ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti i ofron shkollave një proçes përkrahës të vetshqyrtimit dhe të zhvillimit  që del nga këndvështrimet e puntorëve të arsimit , nxënësve , të prindërve apo kujdestarëve.  Shkollat  cilësore janë ato shkolla që bazohen dhe udhëhiqen nga të drejtat e tyre. Shkollat gjithë përfshirëse ku respektojnë  diversitetin dhe sigurojnë shance të barabarta për çdo fëmijë. Shkollat e shëndetshme të cilat sigurojnë  shëndetin fizik dhe atë psiko-socio-emocionet të fëmijëve duke nxitur sjelljet , qëndrimet dhe praktikat e shëndetshme që çojnë në vlersimin dhe besimin te vetja. Në këto shkolla sigurohet një edukim cilësor të bazuar në realitetin e jetës së fëmijës duke i dhënë mjeshtëri për jetën duke rritur kapacitetet e mësuesve , moralin e tyre, statusin si dhe të ardhmen. Shkollat miqësore sigurojnë mbrojtje , sigurojnë cilësi të jetës. Nxënësit janë të mbrojtur brenda dhe jashtë shkolle duke iu siguruar mbrojtja e tyre. Këto shkolla janë të ndjeshme në problemet gjinore, trajtojnë me kujdes secilin nxënës dhe çdo temë. Shkollat cilësore janë bashkëpunuese  me familjet dhe komunitetin. Një shkollë qendër komunitare i ofron mundësin çdo nxënësi , prindi , partnerë te edukimit të rrisin cilësinë e arsimit. Kjo shkollë i jep mundësinë secilit nxënës të përmisojë cilësinë e punës dhe të jetës.  Shkollat cilësore janë miqësore për të gjithë është një qasje , lëvizje promovuese dhe zhvilluese.  Për ‘ ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë fëmijë – komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialeve të plota të çdo nxënësi. Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta ku mësimdhënësit  presin dhe realizojnë norma të larta pune  dhe sjelljeje. Ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojmë duke bërë përpjekje që ti pëerfshijnë në jetën dhe ne punën e shkollës. Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta. Mjedisi i të nxënit është i rëndësishëm. Përqëndrimi në mësimdhënie dhe nxënia.  Të drejtat dhe detyrat e nxënësve , përforcime pozitive , ndjekja e përparimit, vendosmëria (forca) dhe konsekuenca. Pamja fizike ka ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurën zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike.  Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe moralin e nxënësit. Të nxënit e hasim në forma e mënyra të ndryshme.

– Të nxënit në nivelin e nxënësit.

– Të nxënit në nivelin e mësuesit

Marrja e vendimeve është e rëndësishme nëpër shkolla , pasi shkolla ësht baza nga ku mund  të fillojë vetë ndergjegjsimi. Ndërgjegjsimi  i të tjerëve dhe ndyshimi nga vetja te secili individ. Shkolla është një institucion publik që ka për qëllim arsimimin bazik të nxënësve në përputhje me  standartet ndërkombëtare të dijeve aftësimin e nxënësve për të nxënë. Aftësimin e nxënë për zgjedhjen e problemeve duke përdorur dije paraprale dhe përvojën e tyre. Aftësimin e nxënësve për kooperimin , bashkëpunimin për respektimin e mendimeve të tjerëve , për tolerancë e mirkuptim. Shkolla na mësonë shumë rreth dashurisë për njerëzit mirësia e tyre , edukata , morali. “Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar. Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për të jetuar. Por që të kemi një jetë të lumtur truri  ynë duhet të jetë i pasur me dituri , e cila na ndihmon ti kapërcejë më lehtë vështirsitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrejntë për njerzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë. “Njeriu i paarsimuar është si njl dru i pagdhendur”. “Shkollat hapin dyert e se ardhmes sonë”. “Dituria është ushqim për trurin tone!”