Mëngjesin e sotëm u bë publik lajmi se deputeti Halit Valteri do të kandidojë në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu u tha se ai do të zërë vendin e deputetes Reme Lala, e cila dy ditë më parë njoftoi dorëheqjen e saj nga gara.
Madje mendohet se arsyeja e largimit të deputetes Lala është fakti se PS pritet që në Paskuqan në Tiranë të ketë kandidat, deputetin e opozitës se re Halit Valteri.
I kontaktuar nga Report Tv vetë Valteri ka thënë se është në pritje dhe ende nuk është konfirmuar asgjë.