Home Sport Realiteti i ri me tribunat bosh, Mancini debuton me humbje në Arabinë...

Realiteti i ri me tribunat bosh, Mancini debuton me humbje në Arabinë Saudite! Qeveria s’e lejon të flasë për mediat

Trajneri italian Roberto Mancini bëri debutimin e tij zyrtar në stolin e Arabisë Saudite, në një ndeshje miqësore kundër Kosta Rikës, e cila u luajt në stadiumin anglez “St. James’ Park” në Newcastle, Angli.

Praktikisht nuk kishte asnjë interes për këtë ndeshje, tribunat ishin kryesisht bosh.

Pavarësisht se biletat tashmë ishin në dispozicion për rreth vetëm 5 euro. Në fund fitoi Kosta Rika me rezultatin 3-1.

Pas humbjes, Roberto Mancini u pengua të kryente detyrat e tij të zakonshme pas ndeshjes. Zakonisht, trajnerët dalin para medieve për të dhënë intervistat mbi ngjarjen. Sipas mediave, Mancini u ndalua të fliste për humbjen. Sky Sport anglez pretendon se heshtja mediatike është urdhëruar nga qeveria e Arabisë Saudite.

Para ndeshjes, u zhvillua edhe një protestë e organizuar nga një grup tifozësh të Neëcastle. Atyre nuk u pëlqeu që Arabia Saudite të përdorte stadiumin e tyre.

Kujtojmë se pronarët e klubit të Premier League janë vetë drejtuesit e shtetit nga Lindja e Mesme.

Previous articleKëshilli Kombëtar i PD zgjedh forumet e reja drejtuese, ja emrat që marrin poste kyç
Next articlePërçarja brenda PD-së/ Ish-presidenti Topi: Ndonjëherë më mirë pa një opozitë. Rikthimi në politik? Jam i hapur për..