Home Sport Reali insiston për yllin e Napolit

Reali insiston për yllin e Napolit

Real Madridi insiston për blerjen e Fabian Ruiz të Napolit, të cilin e shikon si përforcimin më të mirë të mundshëm në mesfushë e për më tepër një lojtar spanjoll, titullar edhe i kombëtares.

Shtypi iberik shkruan se Florentino Perez ka përshpejtuar përpjekjet për ta marrë lojtarin që në janar, duke parë edhe situatën jo shumë pozitive që po kalon Napoli.

Fabian Ruiz ndihet mirë me Ancelottin dhe nuk po shtyn drejt një largimi të menjëhershëm, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale që skadon në vitin 2023.

Kostoja e operacionit do të jetë e konsiderueshme, pasi presidenti De Laurentiis nuk bën lëshime dhe kërkon të paktën 80 milionë euro për lojtarin e tij.

SOURCEbulevard news
Previous articleTërmeti shkatërrues, Shoqata e Ndërtuesve: Asnjë dëm strukturor në ndërtimet pas ‘90
Next article8 sjellje të njerëzve të cilët janë të kënaqur me veten e tyre