Home Sport Real Madridi kthen vëmendjen te Fabian Ruiz

Real Madridi kthen vëmendjen te Fabian Ruiz

Real Madridi ka ndryshuar objektiv në merkato sa i përket repartit të mesfushës.

Pasi u përpoqën gjatë verës për të afruar Paul Pogba nga Manchester United dhe Christian Eriksen nga Tottenham, drejtuesit e “Los Blancos” tashmë kanë vendosur në qendër të vëmendjes një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është duke bërë një sezon fantastik në Serie A. Zërat e fundit rreth interesimit të madrilenëve kanë shtyrë drejtuesit e klubit të kaltër të rinovojnë sërish me mesfushorin në mënyrë që të rrisin edhe klauzolën në kontratën e tij, por deri tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Edhe pse presidenti De Laurentiis ka deklaruar shpesh herë se Fabian Ruiz nuk është në merkato, një ofertë e mirë mund ta bindte atë të hiqte dorë nga mesfushori spanjoll.

SOURCEbulevard news
Previous articleAksident fatal në Lezhë, përplasen dy mjete, ndërron jetë një person
Next article“Në janar i hynë hajdutët në shtëpi…”, Paloka: Pse i duhet Elisës një mandat i tretë?