Home Aktualitet Reagimet për paketën Anti-Shpifje, Fatjona Dhimitri : Shpall bojkotin e Komisionit dhe...

Reagimet për paketën Anti-Shpifje, Fatjona Dhimitri : Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit, mendova se do reflektonit!

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Fatjona Dhimitri është shprehur se do të bojkotojë Komisionin dhe Parlamentin, pasi sipas saj dy projekt ligjet e paketës Anti-Shpifje do të kenë pasoja të rënda për mediat në Shqipëri, që do të çojnë në censurë.

“Mendova se do reflektonit, por shumica do qe te kalohet paketa. Kuvendi i Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje, por me arrogancën që e karakterizon kërkon ta votojë në parlament. Jam përpjekur që me anë të seancave dëgjimore të thërras të gjitha grupet interesit të cilët janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve. Aty ku vetrregullimi kthehet në ligj, jemi në censurë. Për mua është e qartë se këto dy projektligje është një kërcënim i madh, shkelje e Kushtetutës dhe Konventave ndërkombëtare, një marrëzi. Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit, të marrin parasysh deputetët pasojat që do ketë ky ligj. I bashkohem protestës së gazetarëve”, tha Dhimitri.

SOURCEBulevard News
Previous articlePD Lezhë akuza bashkisë: Rreth 1300 banorë të pastrehë, zgjidhje urgjente 6 kërkesave
Next articleI njohur si prokurori i ‘Gërdecit’ dhe i ‘Bandës së Lushnjes’, KPA heton pasurinë e Arben Dollapajt