Home Bota Reagimet për festat e shfrenuara të Kryeministres finlandeze

Reagimet për festat e shfrenuara të Kryeministres finlandeze

Publikimi i pamjeve të festave të shfrenuara të Kryeministres finlandeze Sanna Marin kanë shkaktuar jo pak reagime nga skena politike e këtij vendi.

Gazeta gjermane Bild e quajti Kryeministren finlandeze Sanna Marin si “politikanen më të lezetshme në botë” javën e kaluar, duke e quajtur udhëheqësen 36-vjeçare moderne dhe me vetëbesim, por duket se pamjet e fundit po i prishin reputacionin.

Ajo u shpreh e mërzitur që videot e saj duke kërcyer në festa private u publikuan në internet pasi ato ishin menduar të shiheshin vetëm nga miqtë.

“Këto video janë private dhe të filmuara në një hapësirë ​​private. Më vjen keq që këto u bënë të njohura për publikun”.

Ajo është përballur me kritika edhe nga partitë opozitare ku i kanë kërkuar të bëjë një test droge. Megjithatë kjo video duket se i ka ndarë në dy grupe me disa që mendojnë se këto sjellje janë të pahijshme për një kryeministre ku madje edhe deputetët nuk guxojnë të festojnë publikisht për të shmangur skandalet dhe të tjerë që thonë se përveçse kryeministre ajo ka dhe jetën e saj private.