Home Kosova Rashiq: Për 6 muaj, 145 serbë aplikuan për t’u kthyer në Kosovë

Rashiq: Për 6 muaj, 145 serbë aplikuan për t’u kthyer në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ka një gjetje të tmerrshme të Auditorit që në periudhën 2017-2022, ministria ka ndërtuar gati 200 shtëpi me çmime të larta dhe joreale dhe ku përmendet se janë paguar më shumë se 800 mijë euro për materialet e ndërtimit në krahasim me çmimet reale të tregut.

Rashiq në emisionin “Slobodno Srpski” tha se me rastin po merren organet kompetente.

“Ajo që konstatoi auditori është e tmerrshme, sepse është një metodologji e keqe që aplikohet me vite në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim”, tha ai.

Rashiq ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të UNHCR-së, për t’u kthyer në Kosovë kanë aplikuar 145 aplikantë, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga komisionet komunale.

Ai shtoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk ka informacion për numrin e serbëve të cilët janë larguar nga Kosova në të njëjtën periudhë apo vite më parë.

Previous articleSa herë që Berisha humb, Shqipëria moderne dhe europiane feston
Next articleSommer “fluturon” drejt Japonisë, por jo me zikaltrit