Home Ekonomia Raporti/ OBT: Shqipëria, vendi i dytë në botë për rritjen e turizmit

Raporti/ OBT: Shqipëria, vendi i dytë në botë për rritjen e turizmit

Shqipëria është në vendin e dytë në botë për rritjen e turizmit në 6-mujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë. Të dhënat vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit.

Sikurse shihet në këtë grafik Arabia Saudite është në vendin e parë me 64% më shumë se gjysma e parë e vitit 2019, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 59% që e përkthyer në shifra është më shumë se 1.2 milionë turistë më shumë se periudha Janar-Korrik e vitit 2019, që përkon me kohën para pandemisë së Covid.

Fluksi i madh i turistëve në vend është regjistruar edhe nga “Eurocontrol”, Organizata Europiane për Sigurinë në Udhëtimet Ajrore.

Sipas saj nga 9 deri më 15 Gusht të vitit 2023, në Shqipëri ka patur 80% më shumë fluturime në hyrje se sa e njëjta periudhë në vitin 2019.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilëson këtë të dhënë si shfaqje të Shqipërisë turistike në sytë e të gjithëve dhe fryt i përpjekjes së gjithanshme për të rritur turizmin në vend, si një nga faktorët që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë.

Previous articleKoncesioni i sterilizimit/ “Babëzia dhe korrupsioni qeverisë vë në rrezik jetën e qytetarëve”, PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK
Next articleVlora për herë të parë në 39 vite pa asnjë vrasje apo atentat, gazetari: Jashtë “hartës së zezë”