FIFA ka publikuar raportin më të fundit të saj të emëruar “Raporti i Transferimeve Globale”. Një publikim i përvitshëm i cili jep me detaje transferimet që kanë ndodhur në futboll. Në këtë rast, raporti jep detaje për vitin 2022.
Në raport theksohet se 2022 ishte viti rekord për trasnsferime me plot 71 mijë e 2 të tilla, ndërkombëtare. Përsa i përketë shpenzimeve ato arritën një nivel gjithashtu rekord me 6.5 miliardë dollarë.
Anglia është vendi me shpenzimet më të larta, rreth 2.2 miliardë dollarë. Ndërsa, Franca është vendi që ka përfituar më shumë, 740.3 milionë dollarë.
Raporti gjithashtu analizon edhe Shqipërinë, si vende anëtare I FIFA-s. Edhe pse ka disa mungesa në informacion, paraqitet një pamje e përgjithshme kuptimplotë për nivelin jo të lartë të Shqipërisë.
Përsa i përketë Shqipërisë, transfertat hyrëse kanë qenë në total për 2022 në shifrën e 190 të tillave. Ndërsa 111 kanë qenë dalëse. Klubet që janë angazhuar në këtë çështje janë 28.
Shpenzimet e bëra në këto transferime nuk janë bërë të ditura, ose më saktë nuk ka informacion mbi to. Por, nga ata tjetër bëhet me dije se janë përfituar rreth 900 mijë dollarë nga shitjet e lojtarëve.