Home Humor Ramazani

Ramazani

Nga Sevdail Hyseni

Kanë mbetur pak ditë
Dhe shkon Ramazani,
Përmbahuni o njerëz
Mos shpifni dhe shani!

Të paktën këtë muaj
Sa zgjat agjërimi…
Kujdes nga përçarjet
Veset dhe mashtrimi!

Tridhjetë ditë në vit
Nuk na bëhen shumë,
Të jemi pedantë
Në sh’pi dhe n’punë !

Për festë të Bajramit
Na presin urimet…
Shtrëngim të duarve
Si dhe përqafimet!

Pastaj si të ikën
Ky muaj i rahmetit,
Drejt e fluturim
Në derë të pushtetit!

Për t’i kapur lidhjet
Me të parët tanë,
Që s’na kanë munguar
As në Ramazan!

Na kanë shoqëruar
Nëpër çdo iftar,
Me shumë hipokritë
Servilë dhe zuzarë!

Injoranca e tyre
Me asgjë nuk matet,
Kujtojnë me Ramazan
Do t’i lajnë mëkatet!