Home Politike Rama zbulon vendimin: Nuk do të ketë më mjekë që punojnë në...

Rama zbulon vendimin: Nuk do të ketë më mjekë që punojnë në shtet dhe në privat

Kryeministri Rama foli për reformë në shëndetësi, duke theksuar se do të marrë fund punësimi i mjekëve si në spitalet publike dhe në ato private.

“Unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në shëndetësi është thellimi i reformës së sistemit. Natyrisht, të kalimit në tërësi në një fazë tjetër, ku faktikisht, bazuar në modelet më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Historia e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një në klinikën private, merr fund”, u shpreh Rama.

SOURCEbulevard news
Previous articleÇfarë do të ndodhë me votat e diasporës?
Next articleFAKSIMILE: Naimi, i pari apostull i shqiptarizmës që në mes të Perandorisë Osmane hidhte idenë të drejtojmë sytë nga Perëndimi