Home Politike Rama videomesazh për Tiranën: Qyteti i mundësive dhe një derë e hapur...

Rama videomesazh për Tiranën: Qyteti i mundësive dhe një derë e hapur për të gjithë

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një videomesazh për Tiranën, që sipas tij, i jep çdo kujt një shans, e pandalshme në rrugën e saj të progresit dhe zhvillimit.

“Me Tiranën kur gdhihet e derisa ngryset”, shprehet Rama krahas videos për kryeqytetin, një derë e hapur për të gjithë, qyteti i ëndrrave dhe mundësive të mëdha, me sy nga e ardhmja.

“Tirana rritet çdo ditë, e sigurt drejt një epoke të re. Nuk harrojmë  nga kemi ardhur, por shohim me kurajo përpara drejt së ardhmes. Ne jemi qytetarët e Tiranës, të vegjë e të mëdhenj, të rinj e të moshuar, guximtarë krijues  dhe realizuar të ëndrrave tona, punëtorë të palodhur e të  të përkushtuar, të talentuar, inovatorë që i japim formë çdo ditë të nesërmes. Me çdo pemë që mbjellim, mbjellim farën e shpresës në zemër të tokës sonë. Edhe ai është premtimi i një të ardhmeje më të begatë. Në buzëqeshjen e një bebeje qëndron një premtim i ëmbël për të ardhmen ku shpresat e sotme do të jenë realiteti i së nesërmes”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga Kreu i PS-së.

 

Previous articleKëmbimi valutor 8 maj 2023/ “Ngrijnë” monedhat e huaja, me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari?
Next article“Do ndodhë natën e martesës”/ Emocionet e Kiarës para dasmës: Kam bërë dhe pajën…