Home Politike Rama uron Erdoganin për fitoren e zgjedhjeve

Rama uron Erdoganin për fitoren e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka uruar Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e mandatit të tretë presidencial.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan: Urime për fitoren Zoti President

Këtë të dielë Erdogan u rizgjodh presidenti i Republikës së Turqisë me me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.

Previous article“Ish-ambasadorët” që kërkojnë të zbojnë SHBA nga Kosova
Next articleQUINT dhe BE thirrje Kosovës: Mos hyni me forcë në komunat në Veri