Home Politike Rama uron 7 marsin: Mirënjohje për mësuesit

Rama uron 7 marsin: Mirënjohje për mësuesit

Kryeministri Edi Rama i uroi sot festën e 7 Marsit mësuesve në të gjithë vendin.

“Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Në të gjitha trevat shqiptare, sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Dita e Mësuesit kujtohet sot me aktivitete të shumta në gjithë vendin, ndërsa vëmendja e qeverisë për arsimin është përkthyer vitet e fundit në investime të shumta në infrastrukturën arsimore.

Previous articleDEA amerikane stacionohet në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave
Next article“Kur Tito i ka thënë Enverit se, Kosova banohet nga shumica shqiptarë dhe ata duan të bashkohen, ai i’u përgjigj…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës