Kryeministri Edi Rama ka pohuar sot tërheqjen nga pasaportat e arta, por jo nga amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit, duke pranuar ekspertizën e BE.
Rama: Sa i përket pas të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në pari sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë së bashku, ndaj falënderim për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit.