Home Ekonomia Rama: Tatim zero për pagat deri në 50 mijë lekë

Rama: Tatim zero për pagat deri në 50 mijë lekë

Pagat deri në 50 mijë lekë nuk do të tatohen më asnjë lek.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje se projektligji që heq çdo tatim mbi pagat deri në 50 mijë lekë është gati dhe do të nisë implementimin shumë shpejt.

“Jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat që do të pësojnë rritje. Nga ana tjetër kemi në Parlament një projektligj për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat personale që parashikon që pagat deri në 50 mijë lekë të mos kenë asnjë taksë. Kjo do të thotë se paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë më e lartë se ajo që shkon sot si rezultat i taksës”, theksoi Kryeministri.

Deklarata u dha dje në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës, ku Rama u shpreh se edhe sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë për rritjen e pagave.

Previous articlePërdorni ashensorin? Disa arsye pse duhet ta shmangni dhe të merrni vetëm shkallët
Next article5 shenjat paralajmëruese që ju tregojnë se duhet të reduktoni konsumimin e sheqerit