Home Politike Rama tallet me Metën: Shko mbroje me Liken e Saliun, bjeri nga...

Rama tallet me Metën: Shko mbroje me Liken e Saliun, bjeri nga Vjosa se ke dhe Lulin e Monikën me kanoe

Nuk kanë munguar dhe ironitë e kryeministrit Edi Rama me nismën e presidentit Ilir Meta për të mbrojtujr Vjosën, ndërkohë që kjo qeveri i ka bllokuar ndërtimin e HEC-eve në këtë lumë të egër. Në replikë me komentuesit, teksa ai e i ka thënë që të lërë ekonominë dhe të mbrojë atdheun që po e merr Greku.

Komentuesi: Lërë ekonominë po shih atdheun se po na e merr greku.

Edi Rama: Atdheun mbroje me Liken. Madje bjeri nga Vjosa se Lika po mbron edhe Vjosën tani. Mbrojeni me Liken, Lulin dhe MonikënKa edhe një koleg tuajin që po lexoj që thotë o Ramë, lërë ekonominë po shif atdheun se po ta merr greku. Një përgjigje shumë të thjeshtë. Atdheun nga greku mbroje me Liken, edhe Lulin, edhe Saliun, edhe Monikën me kanoe, mbroni atdheun nga grekët, bile bjeri edhe nga Vjosa se Iliri po mbron edhe Vjosën tani. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërinë dhe nga grekët dhe gjithë armiqtë imagjinarë të Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monikës.