Home Politike Rama shtyn mbledhjen e Kryesisë së PS, ja arsyeja

Rama shtyn mbledhjen e Kryesisë së PS, ja arsyeja

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë më dy orë. Kjo mbledhje ishte parashikuar që të niste në orën në orën 17:00, por tashmë do të zhvillohet në orën 19:00.

Si shkak i kësaj shtyrje mësohet të jetë axhenda e kreut të qeverisë, Edi Rama i cili këtë paradite ka shkuar në Vlorë, ku u vendos emri për kandidatin e këtij qyteti, i cili është Ermal Dredha. Kujtojmë se ende nuk janë zyrtarizuar emrat për kandidatët në 61 bashki të vendit nga PS-ja.

Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit por gjithashtu pritet dhe emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë, pasi ky i fundit u arrestua për abuzime me tenderat.

Previous article“Nuk vlen nëse nuk është njeri politik”, krerët e dy degëve të PD kushtëzojnë Alibeajn për kandidatin e Tiranës
Next articleMedia ndërkombëtare shkrim për Kryemadhin: Skandalet e shumta të ish Zonjës së Parë