Home Politike Rama: Rruga e Arbërit do ta bëjë Dibrën jastëkun e gjelbër të...

Rama: Rruga e Arbërit do ta bëjë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në bujtinën e familjes ‘Zerja’ në Dibër, ‘Shtëpia e Jufkave’.

Rama thekson se nga mbështetja e qeverisë në agroturizëm dhe falë kësaj familje plot energji, është një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.

Rama: Kjo është dashuria e jufkave. Kur jemi takuar në fillim ishte mërzitur dhe i thashë bëj një bujtinë që të vijnë njerëzit të shijojnë jufkat.

Banorja: Pikënisja ka qenë kur bëmë një takim me kryeministrin i cili dha një mbështetje për tu dhënë unë dhashë një ide dhe më premtoi që do të realizonim këtë bujtinë.

Rama: Të iki pandemia tani, të bëhet edhe rruga e Arbrit, do të fillojnë pastaj problemet e rezervimeve.

‘Fantastike atmosfera tek “Bujtina e Jufkave” në Dibër, falë një gruaje plot energji e një familjeje punëtore dhe mbështetjes nga AZHBR një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse, e cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.’– shkruan Rama.

SOURCEBulevard News
Previous articleNajada Hamza, me një ekspozitë personale që ndahet në tre pjesë në galerinë FAB
Next articleUEFA konfirmon vendet që do të jenë me tifozë në EURO 2020