Home Politike Inaugurohet investimi 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë në...

Inaugurohet investimi 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë në Kamëz

Në Kamëz është përuruar sot godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.

Në ceremoninë e rastit, ambasadori i BE-së në Tiranë ka nënvizuar se projekte të tilla të e përafrojnë Shqipërinë më shumë me BE-në.

“Ky program është shembull se si funksionon BE duke krijuar partneritete me vende të ndryshme. Pra ne jemi bërë bashkë. Programi ka ambicien për të dhënë një ndryshim rrënjësor. Ky program do të ndihmojë Shqipërinë edhe të afrohet me BE-në, edhe në drejtim të përafrimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të ujërave. Shqipëria duhet ta vërë mjedisin si më të lartin në përparësitë e veta si dhe të përgatisë burimet njerëzore në këtë drejtim. BE do të vazhdojë të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë e re në këtë drejtim. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër”, tha Soreca.