Home Aktualitet Rama publikon projektin e Portit të ri të Durrësit: Do transformojë infrastrukturën...

Rama publikon projektin e Portit të ri të Durrësit: Do transformojë infrastrukturën tregtare Shqipëri-Kosovë

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin e Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Ai thotë se ky është një  projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe Portin e Thatë në Prishtinë.

“Mirëmëngjesi dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.