Home Ekonomia Rama: Profesionistët e shëndetësisë, të parët që kanë marrë pagat e reja

Rama: Profesionistët e shëndetësisë, të parët që kanë marrë pagat e reja

Profesionistët e shëndetësisë janë të parët që kanë marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë me 50 mijë lekë në muaj. Kreyministri Edi Rama ndau sot një video ku mjekët e poliklinikave të Tiranës shprehin vlerësimin për rritjen e pagave.

“Profesionistët e shëndetësisë janë të parët që kanë marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë +50 mijë lekë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“Jemi të nderuar. Kemi përfituar rritje page dinjitoze”, u shpreh një ndër mjeket specialiste. Një tjetër mjeke theksoi se ndihej e vlerësuar nga paga e përfituar, ndërsa një tjetër mjek theksoi se ky ishte premtimi i mbjatur i qeverisë.

“Tashmë paga jonë është rritur prej 50 mijë lekë të. Ky është fakt dhe ndjehem e vlerësuar”, u shpreh një tjetër mjeke.

Një mjeke rematologe, në një ndër poliklinikat e Tiranës tha se kjo është hera e parë që mjekët kanë një pagë pothuajse dinjitoze.

“Është një sukses i madh. Rritja e pagave tashmë shtë e prekshme”, tha një tjetër mjeke. Qeveria vendosi rritjen e pagave për bluzat e bardha duke filluar nga muaji prill. Për mjekët specialistë, rritja e pagave është 50 mijë lekë në muaj, ndërsa për kategoritë e tjera do të jetë 7 %.

Previous articleMidis vazhdimësisë dhe ndryshimit
Next article180 mijë qytetarë në Maqedoni posedojnë armë zjarri me leje nga MPB