Nga Vlora ku kërkoi votën për kandidatin e PS për bashkinë, Ermal Dredhën, kryeministri Edi Rama sulmoi edhe kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra.
Një kandidat të tillë, u shpreh Rama, “në Vlorë nuk e gjen as me qiri”. E për këtë përzgjedhje të opozitës, kryesocialisti falenderoi me demokratin Bujar Leskaj.
“Dhe meqë ra fjala, do ta them shumë vlonjatshe. Për herë të parë kam ndjerë respekt për Leskon, sepse ëndërron të bëhet kryetar bashkie po nuk vuri kandidaturën vetë por ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të asaj opozitës, më budallain.
Më budalla se kandidati që ka gjetur Leksua për të konkurruar me Ermalin, në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Dhe për këtë dua t’i them Leskos respekte që e kuptove që këtu nuk kruhesh dot me Partinë Socialiste”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.