Pas takimeve të shumta të zhvilluara dy ditët e fundit në Kosovë, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për takimet e mbajtura me liderat kryesorë. Rama ka treguar detaje nga vizita dhe nga bisedat që ka zhvilluar me liderët politik në vend.
Ai u shpreh se një lajm i gëzueshëm është fakti se më në fund u ra dakord për vënien në funksion të linjës elektro-energjitike mes dy vendeve.
Rama tha se vizita e tij ishte në funksion të nevojës kombëtare. Ai përsëriti qëndrimin e tij se akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë thellësisht të padrejta.
“Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funsksion të një nevoje kombetare, për t’i dhënë një mbështejte të plotë dhe të gjithë përfaqësuesve politik, në kushtet kur e dimë të gjithë që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Për dy dekada në Kosovë, procesi për vënien e drejtësisë për krimet e luftës, është zhvilluar si një proces i pandashëm me shtetforimimin, pajtimin dhe integrimit”, u shpreh kryeministri.