Home Politike Rama nxjerr shifrat: 220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,...

Rama nxjerr shifrat: 220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është përmirësuar turizmi, shërbimet dhe rritja ekonomike

Kryeministri Edi Rama shprehet se me 220 ndërhyrjet në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është përmirësuar shërbimet, turizmin, zhvillimet rural dhe rritjen ekonomike.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se është koha që fjalët të lihen mënjanë dhe në fokus të jenë shqetësimet e njerëzve.

“220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfunduar në 2022 apo në proces për 2023, të cilat përmirësojnë jetën e komuniteteve, fuqizojnë shërbimet, turizmin e zhvillimin rural, rrisin ekonominë – më pak fjalë e akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që punojnë dhe kanë punë për të zgjidhur.”- shkroi Rama.

Previous articleZaloshnja: Anti-rus para pensionit, pro-rus pas pensionit…
Next articlePrecedenti ‘Mediu’/ A mund të rikthehet për gjykim Lulzim Basha për dosjen e rrugës Durrës-Kukës? Disa pikat e përbashkëta mes dosjes Gërdeci dhe Durrës-Kukës