Home Politike Rama nxjerr një tjetër spot: Berisha-Meta na ftojnë të kthehemi në kohën...

Rama nxjerr një tjetër spot: Berisha-Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre, në kohën e pisllëkut, krimeve shtetërore, borxheve

Kryeministri Edi Rama edhe këtë fushatë elektorale e ka përqëndruar në të ashtuquajturat spote negative kundër rivalëve të tij, ku si gjithmon sulmon e përqëndron tek dyshja Berisha-Meta.

Në spotin e publikuar ditën e sotme, Rama tregon përmes videos arsyet pse qytetarët nuk duhet të kthehen mbrapa siç e konsideron ai votën për dyshen Berisha-Meta.

“A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do të ishte transporti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë, a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, se Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre!

Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sy të botës! Shqipëria sot po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet, bashkitë po zhvillohen. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa!” është teksti që përmban spoti i Ramës.

Gjithashtu, kryeministri ka luajtur dhe me ngjyrat dhe imazhet, në momentin kur flet për kundërshtarët dhe kur flet për veten. Gjithsesi, duhet theksuar se ato për të cilat Rama akuzon Metën kanë ndodhur para se sa ai të bashkëqeveriste me të.

Previous articleAlibeaj poston fotot nga takimi në Shkodër: PD në rrugën pa kthim për të qenë parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë
Next articleMargariti: Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, shumë shpejt hapësirë dinjitoze